STAMFORD BRIDGE
Chelsea zyrtarizon Kanten
16 July, 2016 @16:20
Mesfushori i palodhshëm i Leicester Cityt, N’Golo Kante, është zyrtarizuar lojtar i ri i Chelseat.
Vetë ekipi londinez ka bërë të ditur njoftimin si përforcim i dytë për stinorin e ri 2016/17, pas Michy Batshuayit.
“Mundësia për të punuar me një trajner briliant si Antonio Conte më bën shumë të lumtur dhe tani duke nënshkruar me njërin ndër ekipet më të mëdha të Europës ma bën ëndrrën realitet,” ka thënë Kante për faqen zyrtare të Chelseat.
BBC ka shkruar se Chelsea i ka paguar rreth 30 milionë funta Leicesterit për francezin 25 vjeç që ka qenë pjesë kryesore e Leicesterit në rrugëtimin historik për titullin kampion në stinorin e kaluar.