KUALIFIKIMET
Monaco s’do të udhëtojë në Stamboll, UEFA vendos
18 July, 2016 @0:05
Monaco ka deponuar në UEFA kërkesën për të mos udhëtuar në Stamboll për ndeshjen kualifikuese për Ligë të Kampionëve ndaj Fenerbahçes.
Arsyeja pse Monaco nuk dëshiron të udhëtojë janë trazirat politike të ditëve të fundit në Turqi.
UEFA ka pranuar kërkesën e ekipit francez dhe është duke e shqyrtuar, ndërsa vendimin pritet ta jep në ditët në vijim, kanë bërë të ditur mediat turke sot.
Fenerbahçe pret Monacon me 26 gusht 2016 në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.