Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - BURNLEY

Ceballos shkëlqen, Arsenali fiton

Ceballos shkëlqen, Arsenali fiton


17 August, 2019 @15:23

Pas fitores ndaj Newcastle fundjavën e kaluar, Arsenali me fitore e ka mbyllur edhe xhiron e dytë të Premier Leagues.

Sot skuadra londineze shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj Burnleyt, ndërkohë që golat për skuadrën e Emery u shënuan nga dyshja e zakonshme Lacazette-Aubameyang.

Mirëpo, për t’u veçuar nga takimi i sotëm është paraqitja fantastike e Dani Ceballos, futbollistit që te Arsenali erdhi si i huazuar nga Real Madrid. Ceballos sot ishte asistues në të dy golat e Arsenalit, ndërsa ishte fantastik edhe në aspektet tjera të lojës në ndeshjen e tij të parë si startues për londinezët.

Për shkak të lëndimit për Arsenalin sot nuk luajti Granit Xhaka, ndërsa jashtë skuadrës ishte edhe Shkodran Mustafi.

Pas dy xhirove Arsenali tashmë ka 6 pikë, derisa Burnley në anën tjetër mbetet me 3.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League