GRUPI A
Çekia fiton, kalon Kosovën
10 September, 2019 @22:50
Me fitoren e sontme ndaj Malit të Zi, Çekia u vendos në pozitën e dytë para Kosovës.
Çekia e mposhti Malin e Zi me rezultat 0-3, ndërsa golat u shënuan nga Tomas Soucek në minutën e 54, Lukas Masopust në minutën e 58’ dhe në minutat shtesë nga pika e bardhë Vladimir Darida.
Kjo ishte fitorja e tretë e Çekisë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara dhe kjo përfaqësuese tashmë gjendet në pozitën e dytë me 9 pikë, kurse Mali i Zi gjendet në pozitën e katërt me dy pikë.
Në ndeshjen e radhës Çekia takohet me Anglinë, kurse Mali i Zi me Bullgarinë.