FRA-GER

REUTERS/Jacky Naegelen
Çelësi françez i Lowit
6 February, 2013 @12:07
Dy kombëtaret prej më të mirave në Europë, sonte do të kenë takimin kyq para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014.
Në histori mbahen në mend fitoret gjermane në gjysmëfinalet e Kampionateve Botërore 1982 dhe 1986, por që prej atëherë, Franca ka fituar pesë herë në gjashtë ndeshje, ku njëra ka përfunduar me barazim.
Trajneri Joachim Low do të detyrohet t’ia besojë sulmin rezervistit të Bayernit, Mario Gomez. Lëndimi i Miroslav Kloses ditë më parë, gjithashtu do të ndikojë në sulmin gjerman.
Në anën tjetër, Didier Deschamps ka kthyer sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema pas lëndimit nga përmbledhja e kaluar, ndërsa Olivier Giroud, Franck Ribery, Jeremy Menez dhe Bafetimbi Gomis - janë sulmuesit tjerë që kërkojnë vend në formacion.