SHQIP NË BOTË
Celina, në syrin e Pellegrinit
18 August, 2015 @15:40
Mesfushori i krahut të përfaqësueses së Kosovës dhe i ekipit në zhvillim të Manchester Cityt, Bersant Celina, së fundi ka marrë lëvdata nga trajneri i tij, Patrick Vieira.
Vieira njihet si trajner jo i lehtë për kah vlerësimi. “Ata janë shumë të mirë në lojë me topin në posedim. E kuptojnë lojën. Por ndonjëherë nuk e ke topin, në futboll duhet të luash edhe pa top! Ata duhet të punojnë në këtë drejtim,” ka thënë Vieira.
Derisa Manchester Cityt i duhej goli në dy raste, Celina asistoi për bashkëlojtarët për të shënuar, shkruan Manchester Evening News sot, duke përshkruar aftësitë dhe rëndësinë e djaloshit me origjinë prizrenase në ekipin e Cityt.
Për më tepër ai ka shënuar edhe në minutat e fundit të ndeshjes, ndaj Tottenhamit në ligën e lojtarëve për zhvillim. Mesfushori kosovar ka rënë në syrin e trajnerit të seniorëve të Cityt, Manuel Pellegrini.
“Jam gjithmonë i lumtur kur shënojë, por goli nuk ka rëndësi për mua nëse ekipi nuk fiton,” ka thënë Celina, njofton M.E.N.
Ai është ftuar disa herë nga Pellegrini në stërvitje me ekipin e parë, si dhe ka qenë pjesë e ekipit në disa ndeshje, por ende nuk ka arritur të debutojë në Premier League.