COPPA ITALIA
Çerekfinalja e Coppa Italia, Vedat Muriqi startues
27 January, 2021 @17:02
Me fillim nga ora 17:45, Atalanta dhe Lazio përballen mes vete në kuadër të çerekfinales së Coppa Italia.
Startues për Lazion në këtë duel është Vedat Muriqi, ndërsa te Atalanta startues është Berat Gjimshiti.
Ndërkohë, Marco Alia ndodhet në bankën rezervë te Lazio, kurse Thomas Strakosha mungon për shkak të lëndimit.
Skuadra që kalon tutje, në gjysmëfinale takohet me fituesin e duelit Napoli vs. Spezia, me ç‘rast dueli mes shqiptarëve në gjysmëfinale përsëri është i pashmangshëm.