GALATA
Çerekfinalja e dytë
13 March, 2013 @11:22
Gjigandi nga Stambolli, Galatasaray, është bërë ekipi i parë në histori të futbollit turk që arrin për herë të dytë në çerekfinales të Ligës së Kampionëve, në formatin e ri të saj.
Me fitoren e mbrëmshme ndaj Schalkes, skuadra e Fatih Terim ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo për herë të parë pas stinorit 2000/01.
Galatasaray në stinorin 2000/01 ishte eliminuar nga Real Madridi në çerekfinale. Turqit kishin fituar ndeshjen e parë në Stamboll 3-2, derisa në Madrid ishtin mposhtur 3-0.
Përveç Galatasarayit që ka arritur dy herë në çerekfinlae të Ligës së Kampionëve, prej klubeve turke, vetëm edhe Fenerbahçe e ka arritur njëherë çerekfinalen e kësaj gare.