CIM BOM
Galatasaray në çerekfinale
12 March, 2013 @22:39
Skuadra turke Galatasaray tregoi se Gjermania nuk është vend i huaj për ta. Ekipi i Fatih Terimit përkundër barazimit 1-1 në ndeshjen e parë nëStamboll, arriti të fitojë në ndeshjen kthyese me rezultat 2-3.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën 17’ kur pas krosimit nga korneri portieri i Galatasarayit, Fernando Muslera, nuk arriti që ta largojë topin, ndërsa në pozitë të volitshme u gjind mesfushori Roman Neustadter i cili shënoi për 1-0.
Turqit e kthyen rezultatin në të mirë të tyre me golat e Hamit Altintopit (37’) dhe Burak Yilmazit (42’), për ta përfunduar pjesën e parë të moralshëm.
Në pjesën e dytë Schalke tregoi se nuk do të dorëzohet lehtë duke e barazuar rezultatin me brazilianin Michel Bastos në minutën 63’.
Sulmet e gjermanëve vazhduan edhe më tej por në mungesë të realizimit, ndërsa këtë e dënoi sulmuesi turk Umut Bulut, i cili pas një kundërsulmi shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për ta siguruar fitoren dhe një kohësisht kualifikim për skuadrën e tij.
REZULTATI
Schalke - Galatasaray | 2-3 |