FB KOSOVA
Fenerbahçe në Kosovë!
12 March, 2013 @16:19
Ndoshta jo në kuptimin e plotë të fjalës, por në njëfarë mënyre skuadra e Fenerbahçes ka ardhur në Kosovë.
Klubi verdhë-kaltër ka me dhjetra shoqata të hapura nëpër botë, ndërsa shoqata e fundit është hapur në Kosovë për të qenë sa më afër tifozëve të këtij klubi.
Por si u bë puna që Fenerbahçe të krijoj shoqatën e saj në Kosovë? Për këtë, në mënyrë ekskluzive për Borozani.com flet kryetari i kësaj shoqate, Dionis Dërdovski.
“Duke qenë një tifoz i zjarrtë i Fenerbahçes, vura re se kishte edhe të rinjë dhe njerëz të shumtë që ishin të flaktë për këtë ekip, prandaj së bashku vendosëm ta krijojmë një shoqatë,” tha Dërdovski.
Ai po ashtu sqaroi se si u bënë negociatat e para për themelimin e shoqatës. “Kontaktet e para filluan në mënyrë direkte me nënkryetarin e klubit dhe më pas rrjedhat vazhduan nga vendi dhe klubi në Stamboll. Shoqata e Fenerbahçes në Kosovë është themeluar më 11 janar 2013 sipas dokumentit zyrtar në Kosovë, ndërsa me publikimin e lajmit në faqen zyrtare të klubit, është aprovuar edhe nga Fenerbahçe”.
Selia e shoqatës gjendet në Prizren, kjo për arsye se vetë themeluesit e shoqatës janë nga ky vend, si dhe numri i tifozëve të Fenerbahçes është më i madhë në krahasim me qytet tjera në Kosovë.
“Që nga dita e parë e krijimit të shoqatës, synimi kryesor është përfaqësimi sa më i mirë i mundshëm i Fenerbahçes dhe me aktivitetet të ndryshme të realizojmë ide në favor të të rinjëve në Kosovë. Pse jo në të ardhmen edhe një shkollë futbolli.”
Ali Şen, mysafir në derbi
Njëri prej momenteve më të rëndësishme në ekzistencën rreth dy mujore të kësaj shoqate, ishte edhe vizita e ish kryetarit të njohur të Fenerbahçes, Ali Şen.
Para ardhësi i kryetarit të tanishëm të Fenerbahçes, Aziz Yıldırım, ka qenë i pranishëm në lokalet e shoqatës në Prizren për ta përcjellë ndeshjen Besiktas - Fenerbahce që u luajt me 3 mars.
Ali Şen, i cili është i lindur në Prizren, sipas Dërdovskit ishte fascionuar nga atmosfera e pritjes për të dhe shtoi se ai ka premtuar që do të kontribuojë dhe do të lobojë në mënyrë që shoqata të jetë sa më aktive.