BERNARD CHALLANDES
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Chalandes trengon se si mund të ndalet Ibrahimovici
27 March, 2021 @19:53
Përfaqësuesja e Kosovës nesër përballet me Suedinë nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, në konferencën për shtyp ka thënë kundër Suedisë nuk duhen të bëjnë gabimet e ndeshjes kundër Lituanisë.
“Kundër Lituanisë kemi bërë analiza, në sulm ishim të mirë, por kemi lëshuar raste në mbrojtje, në ndeshjen kundër Suedisë duhet të mos i përsërisim këto gabime.
Do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë, për të arritur diçka duhet të paraqitemi shumë mirë”.
Trajneri zviceran gjithashtu ka shtuar se kanë 5 mungesa dhe duhet të bëjnë një paraqite të mirë ekipore për t’i mbuluar mungesat.
Pyetjes se cilat janë obejktivat e Kosovës në këto kualifikime, Challandes u përgjigj duke u qeshur: “Të kualifikohemi së pari dhe pastaj ta fitojmë Kupën e Botës, kjo është një ëndërr, derisa më pas ka shtuar se objektivi i tij është gjithmonë paraqitje të mirë në fushë dhe të vështirësojnë punët e kundërshtarit.”
“Për ta ndalur Ibrahimovicin, duhet t’i kemi 11 lojtarë jo një as dy, duhet te mbrohemi në mënyre ekipore” ka përfunduar Bernard Challandes.