Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E KOSOVËS

Challandes fton Dakun dhe kthen Bernard Berishën - lista e Kosovës

Challandes fton Dakun dhe kthen Bernard Berishën - lista e Kosovës


3 November, 2020 @15:41

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në listën e botuar të ftesave të reprezentuesve të Kosovës që do të jenë të gatshëm për 3 ndeshjet e këtij muaji ka ftuar për herë të parë Mirlind Dakun e Ballkanit, ndërsa ka kthyer Bernard Berishën në listë pas incidentit të shtatorit.

I rëndësishëm është fakti se për herë të parë është ftuar edhe Betim Fazliji, që ka kryer punët me FIFA për të luajtur për Kosovën.

Lajm i mirë është se tash duken të gatshëm edhe Hekuran Kryeziu e Idriz Voca, bashkë me Milot Rashicën e Vedat Muriqin që munguan në përballjet e kaluara njëjtë sikur Amir Rrahmani. Mungesë, natyrisht që vërehet është Arbër Zeneli i cili prej lëndimit ende s’është këndellur.

KOSOVA:

PORTIERË: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj;

MBROJTËS: Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Leart Paqarada dhe Benjamin Kololli.

MESFUSHORË: Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Anel Rashkaj, Idriz Voca, Valon Berisha, Bersant Celina, Bernard Berisha, Milot Rashica, Elbasan Rashani, Florent Hasani, Florent Muslija, Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati.

SULMUES: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu, Mirlind Daku.

LISTA-REZERVË: Valmir Sylejmani dhe Florian Loshaj.

Duelet e Kosovës për nëntor janë:

11 nëntor: Shqipëria - Kosova
15 nëntor: Sllovenia - Kosova
18 nëntor: Kosova - Moldavia.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve