Të gjitha lajmet

MEDIA TALK

Challandes parashikon muajin e ndeshjes Maqedonia V - Kosova

Challandes parashikon muajin e ndeshjes Maqedonia V - Kosova

7 April, 2020 @0:21

Selektori më i suksesshëm i Kosovës në historinë e shkurtër të vendit tonë në gara ndërkombëtare, Bernard Challandes, duke folë për Aargauer Zeitung ka bërë të ditur se po i mungon futbolli.

Ndër të tjera, ai sot do të duhej të analizonte rrjedhat e ndeshjeve mes Kosovës e Maqedonisë Veriore dhe potencialisht edhe ndaj Gjeorgjisë e Bjellorusisë - po të mos shpërthente coronavirusi.

Por pas epidemisë dhe pezullimit të të gjitha sporteve pothuajse në krejt globin, Challandes ka treguar se ka kohë për të përgatitur më mirë ekipin për PlayOff të Ligës D të Kombeve.

“Po merrem me organzimin dhe planifikimin e ndërprerjeve nga gjuajtjet e lira, kornerët. Tash kam më shumë kohë për të përgatitur ekipin për PlayOff,” ka thënë Challandes.

Sa i përket pyetjes së gazetës se kur mendon që do të luhet ndeshja, pasi që ajo tashmë u shtye dy herë për shkak të pandemisë, Challandes ka predikuar se ajo mund të zhvillohet në muajin nëntor të këtij viti.

“Supozoj se PlayOffin do ta luajmë në nëntor,” ka thënë zvicerani.

Maqedonia V - Kosova sipas kalendarit origjinal të ndeshjeve të UEFA-së është dashur të luhej më 26 mars 2020.

Pas valës së parë të pandemisë, ajo u shtye për datën 4 qershor 2020. E pas shtimit të rrezikut dhe shtyerjes së shumë datave, UEFA së fundi ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në një datë të lirë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse në PlayOff - që kap muajin shtator deri në nëntor 2020.

KREJT VENDIMET E UEFA-së

Vendimet e UEFA-së pas video-konferncës

Foto: uefa.com

1 April, 2020 @18:51

Pas video-konferencës së UEFA-së me 55 anëtarët e saja lidhur me ndikimin e pandemisë coronavirus në futbollin evropian, janë marrë…

E FUNDIT / JOZYRTARE

Maqedonia V - Kosova, shtyhet për shtator

1 April, 2020 @14:48

Video-konferenca e sotme e UEFA-së me sekretarët e përgjithshëm të Federatave anëtare të saj që nisi në mesditë në këto…

ZYRTARISHT

Edhe FFK-ja zyrtarizon datën e ndeshjes Maqedonia-Kosova

20 March, 2020 @15:55

Pas afro dy orësh edhe FFK-ja ka zyrtarizuar datën e ndeshjes mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, që do të…

NATIONS LEAGUE D PLAYOFF

Maqedona-Kosova më 4 qershor, caktohet edhe data e finales

20 March, 2020 @15:31

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është në shëtitje në ligat rajonale të futbollit dhe po fotografohet me…

VIDEO CONFERENCE

FFK-ja komunikon rezultatet e takimit me UEFA-në

Foto: FFK

17 March, 2020 @14:59

Nëpërmjet videolidhjes UEFA sot ka zhvilluar një mbledhje emergjente me 55 Federatat anëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe…

Të gjitha lajmet nga EURO 2020