BERNARD CHALLANDES
Challandes: S’jam Shakespeare, prandaj kërkoj lojë
11 November, 2019 @14:38
Strategu i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, gjatë gjithë konferencës për shtyp ka thënë se më me rëndësi është loja e bukur se sa rezultati, ngase me lojë të bukur rezultati nuk mungon.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE / EURO 2020
“Nëse do të isha Shakespeare, kisha thënë: kjo është ndeshje të jesh apo të mos jesh, kështu noshta ju e mendoni këtë ndeshje, por unë jo.
Nëse ju kujtohet shorti, rivalët, ambiciet, qëllimet, për ne me rëndësi ka qenë të luajmë ndeshje të mirë, pa presion të tepruar.
Shumë njerëz mendojnë se ndaj Çekisë duhet të fitojmë patjeter! Nëse s’e fitojmë këtë ndeshje gjithça ka mbaruar! Por, unë nuk mendoj kështu. Për mua me rëndësi është loja e mirë. E nëse luajmë mirë, fitorja mund të vjen, por asnjëherë nuk i them lojtarëve të fitojnë dhe t’i bëj presion për fitore,” ka thënë Challandes fillimisht.
Challandes më tej ka vazhduar se lojtarët duhet të kënaqen me ndeshjet që po i zhvillojnë në këtë nivel.
“Do të kërkoj nga lojtarët të kënaqen që po lujnë në këtë nivel, në fillim askush nuk ka menduar që ne në dy ndeshjet e fundit do të kemi mundësinë për kualifikim, duhet të jemi të relaksuar për ta shijuar ndeshjen dhe vetëm të luftojmë sa më shumë.
Unë asnjëherë nuk kam folur për rezultate, vetëm për lojë të bukur, nëse luajmë lojë të bukur rezultatet do të vijnë, ndeshja ndaj Çekisë natyrisht se është e rëndësishmë, por përsëris, për mua së pari me rëndësi është loja e bukur, presioni që unë i bëj lojtarëve asnjëherë nuk ka të bëjë me rezultatin, gjithmonë ka të bëj që të japin më të mirën e tyre.”
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE / EURO 2020
Kosova me Çekinë do të përballet më 14 nëntor në ora 20:45, derisa dardanëve i duhet vetëm fitorja për të shpresuar drejt kualifikimit për EURO 2020.