CHAMAKH

Huazohet në West Ham
4 January, 2013 @16:37
Marouane Chamakh është përforcimi i tretë i West Ham Unitedit në afatin kalimtar të janarit, pas transferimit të Joe Cole-it dhe irlandezit Sean Maguire.
Chamakh është huazuar nga Arsenali deri në fund të këtij stinori, njoftohet faqja e njohur Goal.com.
Trajneri i West Hamit, Sam Allardyce, kishte deklaruar më parë se skuadrës së tij i nevojitet një sulmues i mirë pasi që Andy Carroll është i lënduar, ndërsa Modibo Maiga në janar do të luajë në Kupën e Afrikës dhe opcioni i vetëm në sulm mbetet Carlton Cole.