GRUPI G
Chelsea bombardon Maccabin
16 September, 2015 @22:28
Maccabi Tel Aviv është turpëruar sot në stadiumin Stamford Bridge pas përballjes kundër Chelseat.
Skuadra e Jose Mourinhos është treguar e pamëshirshme duke shënuar plotë katër herë kundër izraelitëve me anë të golave nga Willian, Oscar, Diego Costa dhe Febregas.
Madje epërsia e vendasve do të ishte edhe më e thellë po të ishte më i vëmendshëm nga pika e bardhë Eden Hazard, i cili nuk arriti të shënoj në minutën e gjashtë të takimit.
Dynamo Kiev - Porto 2-2
Dueli i dy skuadrave që po synojnë të renditen në dy vendet e para të grupit për tu kualifikuar tutje, Dynamo Kiev dhe Porto, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Oleg Gusev (20’), derisa më pas portugezët e përmbysën epërsinë duke kaluar në epërsi 2-1 falë golave të Vincent Aboubakar, mirëpo në minutën 89’ u rikthye buzësheqja tek fytyrat e tifozëve të pranishëm në stadium pasi Vitaly Buyalsky shënoi duke i siguruar së paku një pikë për skuadrën e tij.
TABELA E GRUPIT G
1 | Chelsea | 3 pikë | ||
2 | Porto | 1 pikë | ||
3 | Dynamo Kiev | 1 pikë | ||
4 | Maccabi | 0 pikë |