Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA - BOURNEMOUTH

Chelsea dominon dhe fiton, e para fitore pas pesë xhirove

Foto: Premier League

Chelsea dominon dhe fiton, e para fitore pas pesë xhirove


27 December, 2022 @20:25

Pas 5 ndeshjeve radhazi pa fitore në ligë, Chelsea i është rikthyer fitoreve në ndeshjen e parë pas rikthimit të Premier Leagues, me këtë të fundit që ishte ndërprerë për shkak të zhvillimit të kampionatit botëror.

Londinezët fituan 2-0 ndaj Bournemouthit sot, e golat e fitores u shënuan nga Kai Havertz (16’), i asistuar nga Raheem Sterling prej krahut të djathtë, dhe Mason Mount (24’), që shënoi me një goditje të saktë prej pak jashtë zonës.

Ndeshja kaloi me Chelsean gjithë kohës në kontrollë, ndërkohë që epërsia mund të ishte edhe shumë më e thellë, sikur portieri i Bournemouthit të mos ishte në formën në të cilën ishte sonte.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore bën që Chelsea të ngjitet në kuotën e 24 pikëve pas 15 ndeshjeve, kurse Bournemouthi është në mesin e skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë këtë sezon.

Lajm i keq për Chelsean nga ndeshja e sontme është lëndimi i Reece James, që u detyrua të largohet nga loja në minutën e 53’.

Siç dihet, Chelseat sonte i mungoi sulmuesi Armando Broja, i cili pësoi një lëndim të rëndë gjersa po zhvillohej kampionati botëror, lëndim i cili do ta lë atë jashtë fushës të paktën deri në korrik të vitit 2023.

Xhiron që vjen, Chelsea i shkon Nottinghamit, kurse Bournemouthi e pret Crystal Palacen në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga