CHELSEA - LIVERPOOL

Foto: Premier League
Chelsea - Liverpool, fitues Manchester City
2 January, 2022 @19:28
Një ndeshje mjaft e mirë u zhvillua sot në Londër mes Chelseat e Liverpoolit!
Pjesa e parë dhuroi 4 gola, e pjesa e dytë më pas ishte më e qetë dhe nuk dhuroi gola të tjerë, e në fund skuadrat i ndanë pikët, 2-2 pas 90 minutave.
Mane (9’) dhe Salah (26’) me golat e tyre i dhanë Liverpoolit epërsi të dyfishtë, por Chelsea nuk u dorëzua dhe në fundin e pjesës së parë shënoi dy herë, për ta barazuar rezultatin. Fillimisht Kovacic (42’) me një eurogol shënoi për 2-1 e më pas Pulisic (45+1’) barazoi gjithçka në 2-2, e më gola të tjerë nuk pati dhe kështu pikët u ndanë.
Rezultati i arritur në këtë përballje i konvenon vetëm Manchester Cityt, që tashmë e ka thelluar edhe më shumë distancën ndaj dy ndjekësve në luftën për titull.
Fitorja e djeshme e Cityt ndaj Arsenalit, ndonëse diskutabile, dhe barazimi i sotëm mes Chelseat e Liverpoolit, bëjnë që City të krijojë distancë të konsiderueshme të pikëve mes skuadrave pas 21 xhirove të luajtura.