Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Chelsea siguron Ligën e Kampionëve, Leicester e lëshon ‘bajrakun’ në fund

Chelsea siguron Ligën e Kampionëve, Leicester e lëshon ‘bajrakun’ në fund


23 May, 2021 @18:56

Përkundër humbjes nga Aston Villa me rezultatin 2-1, finalisti i këtij stinori në Ligën e Kampionëve, Chelsea, e ka siguruar pjesëmarrjen në garën më të rëndësishme për klube edhe për një stinor.

Leicester City nuk arriti ta shfrytëzojë gabimin e Chelseat, pasi që humbi nga Tottenhami me rezultatin 2-4, përkundër faktit se ishte në epërsi deri në minutën e 76’.

Leicesterit do t’i duhet të kënaqet me një vend në Europa League stinorin e ardhshëm, ndërsa kjo fitore Tottenhamin e dërgon në kualifikimet e Europa Conference League.

Leicester - Tottenham 2-4
Aston Villa - Chelsea 2-1


 
Të gjitha lajmet nga Premier League