Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIME E LARGIME

Chelsea vazhdon merkaton

Foto: Sky Sports

Chelsea vazhdon merkaton


28 January, 2016 @12:41

​Forma jo e mirë këtë sezon në Premier League ka bërë që Chelsea të hidhet në merkaton e janarit.

Pas largimit të Ramiresit në drejtim të ligës kineze, skuadra londineze është pranë zyrtarizimit të brazilianit Alexandro Pato. Mirëpo kjo nuk është e tëra për këtë afat kalimtar.

Sky Sports raporton që skuadra e Guus Hiddink është afër transferimit të mbrojtësit Matt Miazga, i cili luan për New York Red Bulls në ligën amerikane të futbollit. Mundësitë për transferimin e amerikanit shtohen edhe pas zërave për një largim të Gary Cahill, i cili nuk po e gjen veten si startues me trajnerin Hiddink. Hera e fundit që Cahill startoi ishte në muajin dhjetor dhe largimi i tij në verë është shumë i mundshëm.

Miazga është 20-vjeçar dhe shihet si një nga qendërmbrojtësit premtues për të ardhmen. Paraqitjet e tij këtë sezon ishin shumë të mira, si me skuadrën e New Yorkut ashtu edhe me kombëtaren amerikane të drejtuar nga Jurgen Klinsmann.


 
Të gjitha lajmet nga