MERKATO

Foto: premierleague.com
Watford pranë Suarezit
28 January, 2016 @12:17
Sky Sports, njëra ndër mediat më të besueshme sa i përket transfereve, raporton që Mario Suarez është duke i kryer teste mjeksore tek skuadra e Watfordit dhe pas pak pritet të bëhet zyrtarizimi i tij si lojtari i ri i ekipit nga Premier League.
Momentalisht Suarez është pjesë e Fiorentinës.
Spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë, e cila zgjat 3 vjet e gjysmë dhe Watfordi për kartonin e plotë do të paguajë 5 milionë euro. Trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores, kishte punuar edhe më parë me Mario Suarezin, në kohën kur të dy ishin pjesë e Atletico Madridit.
Nëse realizohet, ky do të jetë transferi i dytë i Watfordit këtë miniafat kalimtar, pasi që ditë më parë ata e transferuan edhe portierin Costel Pantilimon nga Sunderlandi.