COPA DEL REY

Foto: Celta Vigo Official
Celta befason Atleticon
27 January, 2016 @22:51
Celta Vigo ka arritur të mposht Atletico Madridin 3-2 si mysafir sonte në Vicente Calderon dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Spanjës.
Ndeshja e parë ndërmjet skuadrave e zhvilluar në Balaidos të Vigos kishte përfunduar 0-0.
Atletico Madrid që njihet si ekip që nuk pëson shumë, ka pësuar tre herë dhe atë në shtëpi, që ka shkaktuar befasi të madhe te publiku, ndërsa Pablo Hernandez ka shënuar dy herë për fitoren e ekipit të drejtuar nga Eduardo Berizzo.
Atletico Madrid 2:3 Celta Vigo – Highlights 27… by OfficialGoals