PËRFORCOHET LIDERI

Napoli zyrtarizon Grassin
27 January, 2016 @15:51
Mesfushori i Atalantas, Alberto Grassi, është përforcimi i ri i skuadrës së Napolit, ka bërë të ditur zyrtarisht lideri i Serie A-së pak më parë.
Grassi 20 vjeç ka pasur 13 paraqitje për Atalantan këtë stinor në Serie A, ndërsa ka marrë numrin 88 te Napoli. Ai ka qenë pjesë e të gjitha përfaqësueseve të grupmoshave italiane. Ndërsa tash ka debutuar edhe te Italia U-21.