BRAZILIANI NË DILEMË

Leicester apo Inter?
27 January, 2016 @14:37
Sulmuesi 29 vjeçar që është rritur në Itali, Eder, është bërë cak i liderit të Premier Ligës, Leicester City, ndërsa së fundi në këtë garë është futur edhe Inter. Borozani.com
Derisa Leicester i ka ofruar 10 milionë funta Sampdorias dhe kontratë 3 vjeçare lojtarit me përvojë me rrogë javore prej 29 mijë funtave, Sky Sport ka mësuar se Inter është treguar edhe më i ashpër në këtë garë duke e ofruar të njejtën si Leicester plus mbrojtësin Andrea Ranocchia si huazim te Sampdoria.
Eder këtë stinor ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje për Sampdorian vetëm në Serie A.