NUK REALIZOHET

Foto: sportwitness
Nolito - Barcelona, s’ka marrëveshje
27 January, 2016 @13:03
Manuel Agudo Duran, i njohur si Nolito (29 vj.) në futbollin europian, nuk do të bëhet pjesë e Barcelonës.
El Mundo Deportivo ka bërë të ditur se kërkesa e Celta Vigos është e parealizueshme financiarisht për shkak të rregullave të FairPlayit financiar dhe Barcelona ka hequr dorë nga lojtari.
Barcelona kishte kërkuar që të huazonte lojtarin deri në fund të stinorit me mundësi blerjeje, gjithnjë për shkak të këtyre rregullave.
Ndërsa, Celta kërkon që t’i pagohet menjëherë dëmshpërblimi prej 18 milionë eurove, të cilat Blaugranat nuk mund t’i paguajnë pasi që do të thyenin Fair Playin Financiar të vendosur nga UEFA-ja.
Nolito ka shënuar 8 gola për Celta Vigon këtë stinor në La Liga, ndërsa në stinorin e kaluar ka shënuar 13.