ANFIELD ROAD

Liverpool në finale
26 January, 2016 @23:15
Liverpool kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Stoke Cityt 0-1 si mysafir. E në ndeshjen e kthimit sonte, Stoke fitoi 0-1 në kohën e rregullt në Anfield Road.
Vazhdimet nuk sollën gola dhe ndeshja u vendos pas penalltive.
Në pesë penalltitë e para, të dyja skuadrat ishin të sakta nga katër herë, ku shutoi edhe Xherdan Shaqiri për Stoke Cityn duke shënuar, derisa Emre Can dhe Peter Crouch dështuan për ekipet e tyre.
Ndërsa në penalltitë e shtata, shuti i Muniesës u mbrojt nga portieri Mignolet i Liverpoolit dhe Joe Allen shënoi në penalltinë vendimtare ndaj portierit Butland të Stoke Cityt për të çuar ekipin në finale të Kupës së Ligës angleze, ku në finale do të presin fituesin e përballjes Manchester City - Everton.