ENDE ASNJË GOL

Foto: FFK
S’ka fitore as ndaj Arabisë
26 January, 2016 @21:20
Shpresat e futbollit kosovar kanë barazuar edhe ndaj Arabisë Saudite sot në Antalya Cup.
Kjo ka qenë ndeshja e tretë dhe barazimi i dytë i përfaqësueses së drejtuar nga Rafet Prekazi, derisa FFK-ja e ka quajtur të pafat reprezentacionin, pasi që përsëri shtylla ua ka mohuar atyre fitoren.
Kosova barazoi ndaj Bahreinit në ndeshjen e parë 0-0, u mposht nga Ukraina 2-0 dhe sot barazoi edhe ndaj Arabisë Saudite, 0-0.
Kjo është ndeshja e tretë që reprezentacioni U21 i Kosovës, nuk ka shënuar gol.
FORMACIONET:
KOSOVA U21 | Beka(Hajdini), Zabergja, Pacolli(A.Muja) Dino(Rama), Dabiçaj, Namani, Kelmendi(Shala), Boshnjaku(Sejdiu), Lushtaku(Hasani), Nebihi dhe Hoti(Alaj) | ||
ARABIA SAUDITE U21 | M’aldosari, Al Naji, Al Yami, Al Otaibi, Al Baëarsari, Al Hindi, Al Muwalad, Al Najjar, Al Daëasari, Al Ayami(Zaher), Al Zubaidi. |