Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARIJAN ADEMI

Në Ligën e katërt të Kroacisë!

Getty Images

Në Ligën e katërt të Kroacisë!


26 January, 2016 @15:37

Arijan Ademi, mesfushori i Dinamo Zagrebit, gjatë muajit tetor të vitit që e lëmë pas ishte suspenduar nga UEFA-ja, pasi kishte rezultuar pozitivisht në testin e dopingut.

Ademi, në bazë të vendimit të UEFA-së, në katër vitet e ardhshme nuk do të mund të luajë për një skuadër profesioniste, me ç‘rast edhe kontrata e tij me Dinamon ishte shkëputur.

Megjithatë, reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë po synon të gjejë një rrugëdalje nga kjo krizë që e ka kaplluar.

Ademi tashmë është treguar i gatshëm të luajë edhe për skuadrën amatore, NK Kustošija, që garon në Ligën e katërt të Kroacisë, e që llogaritet si ligë amatore.

Ai këtë e ka konfrimuar edhe nëpërmjet faqes zyrtare të ish klubit të tij, Dinamo Zagrebit.

”Është vështirë të shpjegoj se çfarë më ka ndodhur prej se kam rezultuar pozitivisht në testin e dopingut në tetor. Kam menduar gjatë për gjithçka, në lidhje me mundësit dhe gjithë situatën. Natyrisht, kam menduar për përfundimin e karrierës, por futbolli është jeta ime dhe unë nuk mund të përfundoja karrierën në këtë mënyrë,” tha fillimisht 24 vjeçari.

Ndërsa në lidhje me mundësinë për të luajtur te skuadra amatore NK Kustošija, Ademi tha: “Kam dëgjuar për këtë mundësi, por ende nuk i di të gjitha detajet. Besoj se Dinamo do ta bëjë zgjedhjen më të mirë për mua dhe unë do të bëjë çmos për të luajtur futboll përsëri. Unë do të jap më të mirën nga vetja për cilën do skuadër që do të luaj. Liga e Kampionëve, Superliga e Kroacisë, apo Liga e katërt e Kroacisë. Do të jap më të mirën për cilën do. Mundësia më reale për tani është që të luaj në Ligën e katërt dhe unë do të përpiqem që të jap maksimumin aty.”

Periudha e fundit para suspendimit të Ademit, mund të llogaritej si kulmi i karrierës së futbollistit në fjalë, pasi ai ishte shndërruar në një prej shtyllave kyçe te ekipi kroat, e mandje ishte bërë edhe ndihmës kapiteni i skuadrës.


PËRFORCIMI I TREPÇËS'89

Edhe një lojtar largohet nga Vushtrria

FFK Superliga/Transfere

Edhe një lojtar largohet nga Vushtrria

26/01/16 @ 15:23

MAURO ZARATE

Në treshen kryesore

Serie A

Në treshen kryesore

26/01/16 @ 15:05

SAMIR NASRI

Kthehet në mars

Premier League

Kthehet në mars

26/01/16 @ 14:38

12 MILONË FUNTA

Tottenham shet Townsendin

Premier League/Transfere

Tottenham shet Townsendin

26/01/16 @ 14:09

RIKTHEHET ADEBAYOR

Adebayor i kthehet Premier Ligës

Premier League/Transfere

Adebayor i kthehet Premier Ligës

26/01/16 @ 13:56

TEAM OF THE WEEK

Ekipi i xhiros XXI në Serie A

Serie A

Ekipi i xhiros XXI në Serie A

25/01/16 @ 23:17

OFERTË E MAJME

Edhe Gervinho drejt Azisë

Serie A/Transfere

Edhe Gervinho drejt Azisë

25/01/16 @ 23:10

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Conference League/FFK Superliga/International

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

18/07/23 @ 11:23

KTHEHEN TË PAMPOSHTUR

Struga nxjerr barazim në debutim

Champions League/International

Struga nxjerr barazim në debutim

12/07/23 @ 04:27

PRAG DEBUTIMI NË KUALIFIKIME PËR CHAMPIONS

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Favorit Zalgirisi, por jo gjithmonë fiton favoriti

11/07/23 @ 08:44


 
Të gjitha lajmet nga International