Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I LEGJENDËS, POR PËRKOHSHËM

Chelsea zyrtarizon Lamaprdin

Frank Lampard, para finales së Kupës FA me Chelsean si trajner/ Foto: chelseafc.com

Chelsea zyrtarizon Lamaprdin


6 April, 2023 @14:42

Ajo që u tha mbrëmë në orët e vona, u zyrtarizua sot edhe nga klubi. Chelsea ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me legjendën e klubit Frank Lampard, që të merr drejtimin e ekipit të parë deri në fund të këtij stinori. Marrëveshja me Lampardin është për trajner të përkohshë, pasi që ekipi vazhdon të kërkojë trajner permament në ndërkohë.

Edhe pse u përfol shumë emri i Julian Nagelsmannit dhe i Luis Enriques, si duket në fund, Chelsea ktheu busullën kah vetja për të kryer njëherë punë për këtë stinor e pastaj për të menduar për më tutje.

Frank Lampard

“Kjo lëvizje shënon një rikthim në Stamford Bridge për Frankun, që ka kaluar një karrierë për mbamendje si lojtar me të kaltërit, duke fituar Premier Ligën tri herë si dhe Ligën e Kampionëve në Munchen. Ai gjithashtu ka drejtuar ekipin për 84 ndeshje, përfshirë këtu arritjen e finales së Kupës FA,” ka shkruar Chelsea me krenari në njoftim.

Bashkëpronarët kontrollues të ekipit, Todd Boehly dhe Behadad Eghbali kanë shtuar se derisa ata janë duke kërkuar trajnerin permanent, Frank është zgjidhje ideale për të sjellë stabilitet në klub përgjatë këtij stinori.

“Kemi ndeshje të rëndësishme të shtunën ndaj ëolvesit, ndërsa më pas orientohemi në Ligë të Kampionëve, ku ndeshemi me Real Madridin në çerekfinale. Me plotë bindje jemi pas Frankut dhme qëllim për të marrë më të mirëat nga këto ndeshje,” ka shkruar deklarata e dyshes së pronarëve në faqen zyrtare të ekipit sot.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League