Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE BLUES

U çel Chelsea

REUTERS/Eddie Keogh

U çel Chelsea


23 December, 2012 @18:21

A është ‘faji’ i Rafael Benitezit apo thjeshtë një moment shpërthimi? Chelsea sot ka treguar një lojë fantastike ndaj Aston Villës e cila me fitoren e shënuar ndaj Liverpoolit xhiron e kaluar në Anfield Road, fluturonte.

Përveç golave të shumtë në ndeshje dhe lojës së mirë me shumë raste për shënim, vlen të përmendet që Fernando Torres ka shënuar i pari dhe me mjeshtri. E nëse Benitez arrin ta kthen ish Torresin - atëherët Manchesterët nuk duhet të shohin rivalitetin mes tyre, por të presin edhe Chelsean në luftë për titull. 

Me një ndeshje më pak të zhvilluar, blutë kanë kaluar nga vendi i shtatë në të tretin me fitoren e sotme dhe kanë 32 pikë. Manchester United lider ka 43 pikë derisa Manchester City ndjekës 39 sosh. Pas Chelseat katër ekipe me nga 30 pikë janë: Arsenal, Everton, WBA dhe Tottenham. 

REZULTATI

Chelsea - Aston Villa 8-0 (Torres 3, Luiz 29, Ivanovic 34, Lampard 59, Ramires 76, 90, Oscar 79, Hazard 83)


 
Të gjitha lajmet nga