Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LË NEWCASTLE UNITEDIN PAS 1.5 VITESH

Chris Wood në Nottingham Forest

Chris Wood në Nottingham Forest


20 January, 2023 @15:05

Sulmuesi nga Zelanda e Re, që në fillim të sezonit të kaluar kaloi prej Burnleyt në Newcastle United, është bërë anëtar i ri i Nottingham Forestit. Skuadra nga Nottingham ka zyrtarizuar sulmuesin zelandas sot, ndërsa 31-vjeçari ka shënuar dy gola për laraskat këtë stinor në Premier Ligë.

Nottingham Forest, përkundër se bëri rekord transfere në numër të lojtarëve këtë stinor në Premier Ligë, është duke luftuar për mbijetesë në stinorin e parë të rikthimit aty. Sipas njoftimit të lëshuar nga Newcastle United, Wood ka kaluar si huazim te Nottingham Forest, ndërsa klubi i tij i ri do të jetë i obliguar ta blejë atë verën që vjen.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League