SHORTI I KUPËS
Çiftet gj’finale të Kupës së Kosovës
18 March, 2016 @14:40
Në zyret e FFK-së sot është tërhequr shorti i përballjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Shorti ka dashur që Prishtina ti vihet përballë Llapit në një derbi regjional, ndërsa Trepça’89 të ndeshet me Dritën.
Prishtina ishte kualifikuar pa lojë në gjysmëfinale, derisa Llapi eliminoi Gjilanin.
Trepça’89 kishte eliminuar Ferizajin, ndërsa Drita Drenicën për të arritur te katërshja më e mirë e Kupës.
Mbrojtësi i trofeut të Kupës së Kosovës, Ferronikeli, është eliminuar në tavolinë pas një gabimi administrativ në ndeshje.