LOJTARI I FERIZAJIT
Fyerjet e çojnë në disciplinore
18 March, 2016 @14:19
Futbollisti i Ferizajit, Mirsad Idrizi, për shkak të fyerjes ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndaj Trepçës’89 - ka parë veten në procedurë disciplinore, ka bërë të ditur FFK-ja sot.
Sipas letrës së dërguar nga Komisioni Disciplinor i FFK-së, nënshkruar nga Komesari i Garave, Ismet Ahmeti, kartoni i kuq i Idrizit për shkak të fyerjeve ndaj kundërshtarit në minutën e 113 të ndeshjes Ferizaji - Trepça’89 duhet të futet në disciplinore, ndërsa ka 3 ditë afat të reagojë në rast pakënqësie.
Trepça’89 eliminoi Ferizajin nga Kupa e Kosovës duke e mposhtur në vazhdime.