ARRIHET MARRËVESHJA
Cikalleshi në Stamboll
6 June, 2015 @15:33
Sulmuesi 24 vjeç i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka arritur marrëveshje me ekipin turk, Istanbul Basaksehir, ka njoftuar NTV Spor në lajmet e orës 15:00.
“Sulmuesi shqiptar ka arritur marrëveshje në princip me ekipin nga Stambolli, për të nënshkruar kontatë 3 vjeçare me klubin,” ka bërë të ditur NTV Spor sot.
Në ditët në vijim, Cikalleshi do të prezentohet si lojtar i ri i Istanbul Basaksehirit që ka siguruar Europa League për stinorin e ardhshëm.
Cikalleshi pritet të fitojë gjysmë milioni euro për stinor në Stamboll, derisa Spliti do të merr 1.8 milionë euro dëmshpërblim nga ekipi turk.