SULMUESI I KOMBËTARES
Cikalleshi drejt Turqisë
6 June, 2015 @14:04
Sokol Cikalleshi, sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i RNK Splitit, mund të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke.
Supersport ka bërë të ditur se ekipi turk, Basaksehir, i ka ofruar ekipit dalmat 1.8 milionë euro dëmshpërblim, derisa kavajasi do të fitonte 500 mijë euro për stinor aty.
Basaksehir ka siguruar dalje në Europa League këtë stinor, ndërsa ofertat që kanë ardhur nga Serie A dhe Bundesliga për Cikalleshin, nuk janë kaq të mëdha sa ka dhënë ekipi turk, ka bërë të ditur televizioni në fjalë.
RNK Split, kishte paguar 100 mijë euro në fillim të stinorit të kaluar për ta blerë sulmuesin 24 vjeç nga Kukësi.