Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZË

“Zonja e Vjetër” në tentim të joshjes së M(essi) S(uarez) N(eymar)

Olympiastadion, stadiumi ku do të luhet finalja e sontme.

“Zonja e Vjetër” në tentim të joshjes së M(essi) S(uarez) N(eymar)


Shkruan: Blerim Myftiu

6 June, 2015 @11:08

Para shortit për gjysmëfinalet e sivjetme të Ligës së Kampionëve, ndër karikaturat që qarkullonte nëpër rrjetet sociale ishte ajo ku Juventusi i personifikuar përmes nofkës së tij, asaj të një zonje të bukur dhe seksipile, tentohej të joshej nga mbretërit (Real), grofët (Bayern) dhe matadorët (Barcelona). Kjo ngase Juventusi konsiderohej më i dobëti në krahasim me tri ekipet e tjera dhe mendohej se do të ishte kafshatë e lehtë dhe desert para finales së madhe.

Mbretërit qenë fatlumët në short dhe letër, por fatkeqët në terren që e shijuan realitetin e hidhur se prapa maskës së një “femre të lehtë” mund të qëndrojë një e tillë që di çfarë kërkon dhe si ta realizojë atë qëllim.

Në fillim të këtij mileniumi, ndër mundësitë e para të shoqërimit përmes rrjeteve sociale ishte messengeri. Për ata brenda dekadës së katërt të jetës, kjo ka qenë mundësia e parë që në mënyrë “instante” të shkruhej dhe të merrej përgjigjja, të shpallej dashuria, të flirtohej. Messengeri e kishte shkurtesën MSN. Për më të rinjtë, kjo shkurtesë në ditët e sotme simbolizon treshen goditëse të Barcelonës –

Messi, Suarez dhe Neymar. Kurse, për ata “pak më të vjetër”, së paku për mua personalisht, i jep një ngrohtësi edhe më të madhe messengerit. Për një adhurues të sportit, nuk ka se si të mos krijojë ngrohtësinë njëjtë estetika, loja, pasimet, gëzimet, intelekti… dhe të gjitha bukuritë e tjera që i sjellë kjo treshe spektatorëve, neve të fatlumëve që jetojmë në erën e tyre.

Derisa La Messia i ka përcaktuar standardet e pritshmërisë – madje të larta – nuk ka në anën tjetër si të mos pëlqehet rrugëtimi i Juventusit gjatë 10 viteve të fundit. I përballur me skandalin e madh të fiksimit të ndeshjeve, arrestimin e presidentit të klubit dhe dërgimin e ekipit në kategorinë e dytë të futbollit italian, Juventusi arriti që së pari shumë shpejt të rikthehet në elitë dhe më pas me vazhdimësi të rregullt të mbërrijë në pikën që në katër vitet e fundit të vë embargo në titullin e kampionit të Italisë.

Italianët lanë përshtypjen e një ekipi kompakt. Përkundër se kanë gjurmë të futbollit italian klasik të mbështetur në mbrojtjen e fortë, të personifikuar përmes treshes Barzagli-Bonucci-Chiellini, ata kanë një mesfushë të organizuar, një Vidal të vetëmohueshëm, një dinamo në krahun e djathtë si Lichtsteriner, një dirigjent superinteligjent si Pirlo dhe një “gonzalez të shpejtë” si Tevez. Nëse secilit futbollist, në fund të karrierës do të duhej të jepej një medalje për “merita jetësore” dhe kontribut sportit, si edhe nëse kjo medalje do të duhej të ishte “trofeu me veshë” i Ligës së Kampionëve, futbollisti i cili do ta meritonte këtë pa asnjë pikë mëdyshje është Gianluigi Buffon. Për shumëkënd portieri më i mirë në 15 vitet e fundit, më shumë se aq ai simbolizon besnikërinë dhe vazhdimësinë, vendosmërinë dhe vendimin që të qëndrojë në ekip edhe në ditët kur ai bie në rangun e dytë, larg syve të sponsorëve dhe spektatorëve. Messi, Neymari, Rakitići, Suarezi mund të kenë shumë raste të tjera për ta fituar; disa prej tyre madje e kanë shijuar. Për Pirlon me gjasë kjo është mundësia e fundit, por ai po ashtu e ka shijuar me Milanin. Prandaj, Buffoni meriton një pikë të tillë karrierës.

Kuriozitete

  • Juventusi dhe Barcelona do të paraqiten për herë të tetë, respektivisht, në finalet e Ligës së Kampionëve. Derisa italianët i kanë humbur tri finalet e tyre të fundit, spanjollët kanë dalë të buzëqeshur nga tri të tyret (2006, 2009 dhe 2011).

 

  • Deri tani, asnjë ekip nuk ka pasur në histori të Ligës së Kampionëve dy futbollistë që brenda një stinori të kenë shënuar 9 apo më shumë gola. Katalonasit sivjet kanë. Derisa Messi ka shënuar plot 10 herë, Neymari është “mjaftuar” me 9. Përveç që argjentinasi udhëheqë në listën e golashënuesve, është njëherësh në krye të listës së asistuesve – ka asistuar 5 herë. Shënuesi më i mirë i palës tjetër është bashkëkombësi i Messit, Tevez, i cili i ka shkundur rrjetat e kundërshtarëve 7 herë.
  • Neymari është futbollisti i tretë i Barcelonës që ia ka dalë që të shënojë 9 gola brenda një stinori. Njëri është padyshim Messi, tjetri ka qenë Rivaldo.

 

 

  • Nëse Patrice Evra do të jetë në formacionin e Juventusit sonte, ai do të bëhej lojtari i dytë i cili në finalet e Ligës së Kampionëve do të paraqitej me tri skuadra të ndryshme (Monaco dhe Manchester United). I pari dhe i vetmi deri tani ka qenë Clarence Seedorf.
  • Për Buffonin, Pirlon dhe Barzaglin nuk do të ishte hera e parë të ngrinin në ajër një trofe në stadiumin olimpik të Berlinit. Ata në vitin 2006, derisa Italia bëhej kampione e botës, e kanë bërë tanimë një herë këtë. Xavi dhe Buffoni janë lojtarët e vetëm në formacione të cilët kanë qenë edhe pjesë e duelit të fundit të këtyre ekipeve në Ligën e kampionëve, kur janë takuar më 2002/2003 në çerekfinale.
  • Portierët e të dy skuadrave nuk kanë pësuar në nga 6 ndeshje sivjet, gjë që paraqet rekord në vete. Juventusi nuk ka pësuar në 15 minutat e para dhe të fundit. Nuk do të ishte befasi po të thuhej se Barcelona është në krye të ekipeve me më së shumti pasime të bëra (7174) dhe përqindje më të lartë të kompletimit të tyre (88.3%). Nuk është befasi ngase Barcelona që prej stinorit 2007/2008 e mban kreun.

  • Për herë të parë, një finale e Ligës së Kampionëve do të udhëhiqet nga një gjyqtar turk. 39-vjeçari nga Stambolli, Cüneyt Çakır, do të arrijë piedestalin e karrierës duke e ndarë drejtësinë në finalen e madhe, të gjashtëdhjetë me radhë, të Ligës së Kampionëve.

DISCIPLINA

Trepça’89 dhe Drenica, në disciplinore

FFK Superliga

Trepça’89 dhe Drenica, në disciplinore

05/06/15 @ 23:15

TIRANË

Muça merr drejtimin e Tiranës

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Muça merr drejtimin e Tiranës

05/06/15 @ 22:35

DREJT KROACISË

Rrahmani në RNK Split

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Rrahmani në RNK Split

05/06/15 @ 22:25

BASTE

Rezultati më i favorizuar i finales

Champions League

Rezultati më i favorizuar i finales

05/06/15 @ 21:45

FINALJA E MADHE

Kështu futet Dani Alves në stërvitje

Champions League

Kështu futet Dani Alves në stërvitje

05/06/15 @ 21:32

MEIRELES

Kthehet në Premier League!

Premier League/International/Transfere

Kthehet në Premier League!

05/06/15 @ 21:22

BLUES

Cleverley, zgjedh Evertonin

Premier League/Transfere

Cleverley, zgjedh Evertonin

05/06/15 @ 21:04

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

Champions League

Hidhet shorti për fazën e fundit, që siguron grupet e Ligës së Kampionëve

07/08/23 @ 12:23

LUDOGORETS - BALLKANI

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

FFK Superliga/Champions League

Fitorja në Prishtinë s’mjafton, Ballkani mposhtet në Bullgari dhe eliminohet

19/07/23 @ 21:56

LUDOGORETS - BALLKANI

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

FFK Superliga/Champions League

Formacioni startues i Ballkanit, asnjë ndryshim nga Ilir Daja

19/07/23 @ 18:58

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

FFK Superliga/Champions League

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

18/07/23 @ 22:36

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Champions League/Bundesliga/Transfere

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

18/07/23 @ 20:00

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Champions League

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

12/07/23 @ 11:58


 
Të gjitha lajmet nga Champions League