AZZURRI
Berardi arrin përfaqësuesen
6 June, 2015 @14:36
Sulmuesi 20 vjeçar i Sassuolos, Domenico Berardi, do të jetë për herë të parë në përfaqësuesen italiane.
Kjo, pasi që trajneri Antonio Conte i ka bërë ftesë sulmuesit në fjalë para ndeshjeve kualifikuese për EURO 2016, ku Italia do të luajë ndaj Kroacisë në Split si dhe miqësores me Portugalinë.
Berardi ka shënuar 15 gola në Serie A këtë stinor dhe ka dhënë 11 asistime gjatë gjithë stinorit.
Përveç Berardit, nga Sassuolo në përfaqësuesen Azzurre është ftuar edhe Nicola Sansone.
Ftesat e Contes për ndeshje ndaj Kroacisë dhe miqësore ndaj Portugalisë:
Portierë: | Buffon (Juventus), Padelli (Torino), Sirigu (Paris Saint Germain); | ||
Mbrojtës: | Astori (Roma), Barzagli (Juventus), Bonucci (Juventus), Darmian (Torino), De Sciglio (Milan), De Silvestri (Sampdoria), Moretti (Torino), Pasqual (Fiorentina), Ranocchia (Inter); | ||
Mesfushorë: | Bertolacci (Genoa), De Rossi (Roma), Marchisio (Juventus), Parolo (Lazio), Pirlo (Juventus), Soriano (Sampdoria), Verratti (Paris Saint Germain); | ||
Sulmues: | Candreva (Lazio), El Shaarawy (Milan), Gabbiadini (Napoli), Immobile (Borussia Dortmund), Matri (Juventus), Pellè (Southampton), Sansone (Sassuolo), Vazquez (Palermo), Zaza (Sassuolo) |