ANDALUZIA
Emery prish ëndrrat e Milanit
6 June, 2015 @14:45
Strategu 43 vjeçar, Unai Emery, ka vazhduar kontratën me Sevillën deri në qershor të vitit 2017, ka bërë të ditur vetë ekipi andaluzian sot.
Emri i tij lakohej si trajneri i Milanit, pastaj edhe Napolit e Manchester Cityt, por siç njofton AS sot, atij i është ngritur rroga në 2.5 milionë euro për vjet nga drejtuesit e klubit dhe ka vendosur të qëndrojë.
Prej se ka marrë drejtimin e Sevillas, Emery, ka triumfuar dy herë radhazi në Europa League si dhe ka përfunduar stinorin çdo herë në vend të pestë të La Ligas.