RIVALI QË MUND TË MPOSHTET

BOROZANI/L.D.
Cikalleshi sheh një 3 pikësh
12 December, 2015 @23:06
Futbollisti i Istanbul Basaksehirsporit, Sokol Cikalleshi, që është sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare dhe i preferuari i Gianni De Biasit në sulmin kuqezi, ka thënë se Zvicra është ekip që mund të mposhtet nga Shqipëria.
“Më duket se Zvicrën kemi fuqi ta mposhtim. Me Francën nuk i dihet, ndërsa Rumania është skuadër që duhet vlerësuar e studiuar,” ka thënë ai shkruan Panorama Sport sonte pas shortit.
GRUPET E EURO 2016 dhe ORARI I NDESHJEVE
Cikalleshi ka shënuar një gol me kuqezinjtë deri më tani, në miqësoren e fundit të këtij viti, ndaj Gjeorgjisë.