Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW RULE

Cilat ekipe përdorën rregullin e ri të FIFAs?

Foto: Bayern/fb

Cilat ekipe përdorën rregullin e ri të FIFAs?


17 May, 2020 @23:57

Bundesliga rifilloi të shtunën, ndërsa u zhvilluan tetë ndeshje nga nëntë sa janë në program në xhiron e parë të rikthimit, të 26-tën në përgjithësi.

Sa nga skuadrat përdorën rregullin e ri të FIFAs për “kursim” të lojtarëve dhe përdorimin e pesë zëvendësimeve në përballje?

Nga dueli Dortmund - Schalke, Dortmund përdori 4 zëvendësime, Schalke 5.

Në duelin Leipzig - Freiburg, Leipzig përdori 3 ndërsa Freiburg 4.

Në duelin Hoffenheim - Hertha vendasit përdorën 4, mysafirët 5 zëvendësime.

Te dueli Fortuna - Paderborn, vendasit futën 4 lojtarë si zëvendësues ndërsa mysafirët 5.

Te ndeshja Augsburg - Wolfsburg venadsit futën 4, ndërsa mysafirët 3.

Në takimin Eintracht - Monchengladbach frankurtasit hynë 5 zëvendësime sikurse edhe mysafirët.

E njëjta ndodhi edhe në Koln - Mainz.

Ndërsa në duelin e fundit të sotëm dhe të parafundit të xhiros, Union - Bayern, vendasit futën 5 ndërsa bavarezët vetëm 3.

SI DUKET TOTALI:

Pra në total: Schalke, Hertha, Paderborn, Eintracht, Monchengladbach, Koln, Mainz dhe Union kanë përdorur maksimalisht zëvendësimet.

Dortmund, Freiburg, Hoffenheim, Fortuna, Augsburg përdorën nga 4.

Ndërsa të tjerët si: Leipzig, Wolfsburg dhe Bayern, kanë shkuar me të vjetrën, duke përdorur 3 zëvendësime.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga