Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEJË KREUN ME REKORDE!

City 1000! Haaland rekorder i përgjithsëm, ekipi merr kreun

City 1000! Haaland rekorder i përgjithsëm, ekipi merr kreun


3 May, 2023 @23:17

Manchester City ka shënuar fitore rutinore ndaj West Ham United sonte në Etihad, pas pjesës së parë pa gola, duke hapur llogarinë në të dytën për të fituar ndeshjen 3-0 [Ake 50, Haaland 70, Foden 85].

Me fitore, Manchester City ka dalë në krye të renditjes së Premier Ligës me 79 pikë, një më shumë sesa Arsenali ndjekës dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në ndërkohë, Manchester City ka festuar golin e 1000-të nën drejtimin e Pep Guardiolës, që e ka arritur atë në 404 ndeshje në të gjitha garat si kryetrajner i ekipit, ndërkaq gjithashtu një festë tjetër u bë për sulmuesin norvegjez të ekipit, Erling Haaland, që në stinorin debutues të tij në Premier Ligë ka thyer rekordin e golave të shënuara aty - duke e dhënë golin e 35-të sezonal në 31 ndeshje sa doli në fushë për ekipin këtë stinor.

Të shtunën City do të kërkojë fitoren e radhës ndaj Leedsit që do të dalë në ndeshje me trajnerin e ri Sam Allardyce, ndërkaq pas kësaj e pret dueli me Real Madridin më 9 maj në Bernabeu, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League