MATADOR

REUTERS
City e PSG, pas Cavanit
5 February, 2013 @10:15
Raportet nga Anglia thonë se sulmuesi uruguajan i Napolit është synim i dy ekipeve që kanë shumë para, Manchester City dhe Paris Saint Germain.
Sipas informatës së lëshuar në The Daily Star, të dyja ekipet janë të gatshme të paguajnë çmimin e lirimit të Edinson Cavanit nga Napoli, që arrin shifrën prej 63 milionë eurove.
Roberto Mancini kërkon që ta plotësojë zbrazëtirën e Mario Balotellit në Manchester City, ndërsa PSG kërkon që të ngjallë tandemin Lavezzi - Cavani.
Ky kalim synohet që të ndodhë gjatë verës, ndërsa të dyja ekipet duhet të luftojnë me njëra-tjetrën për t’i siguruar shërbimet e uruguajanit.