CITY
City i afrohet kreut
30 November, 2014 @16:51
Kampioni aktual në Premier League, Manchester City, ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë ‘çalimin’ e liderit Chelseat këtë javë, që barazoi pa gola në ndeshjen e djeshme ndaj Sunderlandit.
Skuadra nga Manchesteri fitoi me rezultat 3-0 ndaj Southamptonit, duke i shënuar që të tre golat në pjesën e dytë.
Yaya Toure e prishi baraspeshën në rezultat në minutën 51’, kurse Frank Lampard (80’) dhe Gael Clichy (88’) shënuan për fitoren e sigurt të ekipit të Manuel Pellegrinit.
Me këtë fitore dallimi në mes Chelseat dhe Manchester Cityt u ngushtua në gjashtë pikë, derisa Southamptoni i cili mbante pozitën e dytë në radhitjen tabelare deri para kësaj jave, tani renditet në vendin e tretë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.