Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 1 MUAJI

City i rikthehet fitoreve

Foto: Premier League Official

City i rikthehet fitoreve


2 April, 2016 @17:51

‘Dean Court’ të Bournemouthit, u zhvillua një ndeshje e cila u mbyll në 20 minutat e para, me skuadrën e Manchester Cityt që shënoi 3 herë, duke bërë që ndeshja pas minutës së 20’ të zhvillohet vetëm për formalitet.

Me golat e Fernandos, të rikthyerit nga lëndim Kevin De Bruyne dhe Sergio Agueros në pjesën e parë dhe golin e Kolarovit në fundin e takimit, Manchester City arriti fitore ndaj Bournemouthit, fitore e cila bën që skuadra e Pellegrinit ta ruajë pozitën e katërt. Ndërsa në anën tjetër, Bournemouthi mbetet në vendin e 13, por të qetë dhe larg zonës së rrezikshme.

Vlen të përmendet që fitorja e arritur sot për Cityn në Premier League vjen pas një muaji pa fitore, ecuri e cila ndikoi në distancimin ndaj liderit Leicester.

TABELA AKTUALE PREMIER LEAGUE


Kevin De Bruyne Goal Bournemouth 0 - 2… by funnyno1


 
Të gjitha lajmet nga