Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY

City zyrtarizon Alvarezin

City zyrtarizon Alvarezin


31 January, 2022 @15:08

Sulmuesi 22-vjeçar nga Argjentina, Julian Alvarez, është anëtar i ri i Manchester Cityt. Lideri i Premier Ligës angleze ka bërë të ditur para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me klubin e River Plate për të siguruar shërbimet e futbollistit në fjalë.

“Ai është një lojtar që e kemi monitoruar prej kohësh. Jam shumë i lumtur që arritëm ta sjellim te City. Besoj që këtu do të rritet në lojëtar të klasit botëror,” ka thënë ndër të tjera Txiki Begiristain, drejtor sportiv i klubit.

Alvarez do të qëndrojë si huazim tash te River Plate deri në korrik të këtij viti, ndërsa ai veçse ka bërë 5 paraqitje me reprezentacionin senior të Argjentinës. Përndryshe i njëjti ka shënuar 36 gola dhe 25 asistime në 96 paraqitje për River Plate prej se debutoi aty në tetor të vitit 2018.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League