TRANSFER
City zyrtarizon Otamendin
20 August, 2015 @11:17
Nicolas Otamendi është përforcimi i radhës te skuadra e Manchester Cityt.
Futbollisti 27 vjeçar nga Argjentina, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me të kaltërit, duke u bërë përforcimi i parë sivjet në repartin e mbrojtjes.
Otamendi në stinorin e fundit ka luajtur për Valencian, ku falë paraqitjeve të mira ishte zgjedhur edhe në mesin e 11-shes më të mirë të stinorit në La Liga.
Otamendi te City do ta bartë fanellën me numër 30.