MEDIA TALK
Çka i thanë selektorit dhe lojtarëve me etni serbe?!
7 June, 2019 @19:15
Vijesti ditë më parë kishte kuptuar se lojtarët me etni serbe në Malin e Zi dhe selektori Ljubisa Tumbakovic, kishin qenë nën presion këto ditë, ashtu që të mos luajnë/paraqiten ndaj Kosovës.
“Nëse jeni serbë, nuk do të luani ndaj Kosovës. Pesë lojtarë tanë që reprezentojnë Malin e Zi nuk guxojnë të kenë dilema të premten,” është thënë mëtutje në tekst, njofton Vijesti, që ka burim tifozërinë e klubeve serbe, por s’përcaktohet nga cili klub.
Në anën tjetër, gazetarët që kanë provuar t’i kontakojnë futbollistët lidhur me pyetjen se a do të paraqiten apo jo në fushë, kanë shkruar se “lojtarët nuk lajmërohen as në telefon e as në rrjete sociale,” shpjegon gazeta malazeze.
TABELA DREJT EURO2020 dhe ORARI I NDESHJEVE
E nga kjo, më vonë vijoi lajmi se tashmë edhe definitivisht, gjithnjë sipas mediave malazeze, selektori Tumbakovic, ndihmësi i parë i tij Sasa Jankovic dhe futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic nuk do të jenë në lojë.
Mali i Zi përkundër se ka marrëdhënie të mira dhe korrekte me Kosovën si në aspekt politik ashtu edhe sportiv, kësaj radhe pritet të bie pre e kërcënimeve nacionaliste serbe që janë skandaloze për një nivel të tillë garash dhe veçanërisht për selektorin, që është emër shumë i respektuar i futbollit të ish Jugosllavisë.
TABELA DREJT EURO2020 dhe ORARI I NDESHJEVE