PAS EURO 2016
Conte largohet nga Italia
15 March, 2016 @10:22
Ish trajneri i Juventusit dhe tash i përfaqësueses italiane, Antonio Conte, ka thënë se nuk do të ripërtërijë kontratën me Azzurrët.
Njoftimin e ka dhënë Sky Sports pak më parë, ndërsa Conte ka thënë se do të largohet menjëherë nga posti i tij pas përfundimit të misionit të Italisë në EURO 2016.
Conte shihet si trajner i ardhshëm i Chelseat.
Italia në EURO 2016 është në një grup me Belgjikën, Irlandën e Suedinë.