Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Covid-19 e afron futbollin me NBA-në

Covid-19 e afron futbollin me NBA-në


27 March, 2020 @22:55

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, pajtohet që pasi të kalojë epidemia e covid-19 në botë, futbolli do të afrohet me NBA-në.

Në çfarë kuptimi?

Paraja kesh tashmë është një çështje serioze përderisa stinori i futbollit është në pauzë. E Paratici, sikurse edhe Beppe Marotta i Interit presin që coronavirus t’ia gjuaj faturën shumave të dëmshpërblimeve që pagohen mes ekipeve për transfere të lojtarëve.

“Do të ketë më shumë marrëveshje ndërrimi lojtarësh. Një situatë që do ta bëj fubollin sikur NBA. Natyrisht, do të ketë klube që do të dalin më mirë nga kjo krizë, për shembull klubet gjermane, ato janë më stabile ekonomikisht sesa të tjerat,” ka thënë Paratici për Tuttosportin.

NBA, siç e dinë adhuruesit e basketbollit nuk pagohet shuma e dëmshpërblimit për transfer të një lojtari. Aty lojtari i një ekipi ndërrohet me një/disa lojtarë të ekipit tjetër, ose është lojtar i lirë që mund të nënshkruaj me cilindo ekip.


 
Të gjitha lajmet nga