Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E KF KUKËSI

COVID-19 godet Kukësin! Ekipi kërkon shtyerje të ndeshjes

COVID-19 godet Kukësin! Ekipi kërkon shtyerje të ndeshjes


10 January, 2022 @13:54

Skuadra e Kukësit ka bërë të ditur se ekipi është goditur nga varianti i fundit i COVID-19, pasi që futbollistët janë kthyer nga pushimet.

Në një komunikatë të lëshuar sot, KF Kukësi ka bërë të ditur se pas 3 testimeve të bëra, nga COVID-19 janë prekur shtatë futbollistë të skuadrës dhe tre anëtarë të stafit teknik.

KOMUNIKATA E PLOTË:

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.
Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 herë testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.

Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite.
Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar.

Zyra për shtyp
FK Kukësi.
-


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore